Organizuar nga klubi i Shahut Dardana dhe mbështetur nga Komuna, përkatësisht Departamenti për sport i Kamenicës në ambientet e Restorant Liona është organizuar Turneu i shahut "Përvjetori i Ditës së Pavarësisë 2026" që i kushtohet 18 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të pranishmit i përshëndeti dhe ju uroj mirëseardhje,
Qamil Fetiu, drejtor i Turneut i cili edhe e shpalli të hapur këtë turne, kurse për rregullat e këtij turneu shahistët i njohu, Besnik Berisha, gjyqtar kryesor.
Pjesëmarrës ishin 48 shahistë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës dhe Bujanocit. Garat u zhvilluan sipas
Sistemit të garave me 11 xhiro , 5 minuta + 3 sekonda sipas rregullave të FIDE-së për shahun blic.
Nderim Saraçi u bë fitues i Turneut Përvjetori i Pavarësisë 2026". Ai nga 11 parti të zhvilluara tuboi 10 pikë me 9 fitore dhe dy remizime, me Bujar Fetiun dhe Korab Saraçin.
Muhamet Asllani, doli i dyti me 9,5 pikë. Ai shënoi 9 fitore, kurse pësoi disfatë nga Nderim Saraçi dhe remizoi me Bedri Sadikun.
Mjeshtri Ndërkombëtar, Bedri Sadiku doli i treti me 8 pikë sa pati edhe Korab Saraçi, por Buhollci ishte përcaktues për vendin e tretë.
Çmimet e tjera:
S65: Shemsedin Sherifi 6,5 pikë
U14: Ideart Krivaqa 4 pikë
Lojtari më i mirë i Kamenicës, Bujar Fetiu 7,5 pikë.
Gjyqtarë: Besnik Berisha dhe Agon Berisha.
Tre shahistët më të dalluar u nderuan me kupa dhe medalje të cilat i ndau Qamil Fetiu, drejtor i Turneut Përvjetori i Pavarësisë 2026".