Mundësitë Omer Memedi i artë, Trim Ismaili dhe Muhamed Veseli të bronztë në turneun ndërkombëtar në Bordeaux të Francës.
Omer Memedi, me një fitore bindëse, u shpall kampion në kategorinë 97 kg dhe fitoi medaljen e artë.
Trim Ismaili, me tre fitore dhe një humbje, u rendit në vendin e tretë dhe fitoi medaljen e bronztë.
Muhamed Veseli gjithashtu fitoi medaljen e bronztë me tre fitore dhe një humbje.
“Krenar me këta djem që treguan nivel të lartë në mundje dhe disiplinë.
Duhet të theksohet se në luftën për finale pati një vendim të gabueshëm nga ana e referëve.
Jam shumë i kënaqur me paraqitjen dhe luftërat që treguan.
Shpresoj që kjo të jetë një motivim për ta që të vazhdojnë të ushtrojnë edhe më shumë dhe të përgatiten për garat e ardhshme ndërkombëtare”, deklaroi trajneri Artan Rexhepi.