Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka vizituar punimet në pishinën gjysmë olimpike në Deçan, për të parë se si po ec progresi i këtij investimi.
Punimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim mes Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe Komunës së Deçanit më financim nga MSR, ku aktualisht ndodhen në fazën përfundimtare, ka bërë të ditur faqja zyrtare e MRS.
Gjatë kësaj vizite, ministri u informua për hapat e fundit që e dërgojnë drejt funksionimit të plotë, objektin sportiv.
Kjo pishinë pritet të ofrojë kushte adekuate për zhvillimin e sporteve ujore, duke krijuar hapësira komode për sportistët profesionistë ashtu edhe për të rinjtë dhe qytetarët.
Synim ky projekt ka rritjen e pjesëmarrësve në aktivitete sportive, duke promovuar jetën e shëndetshme dhe të mbështesë zhvillimin e talenteve të reja në not.