Nedim Shaqiri dhe Rexhep Rushiti siguruan pjesëmarrjen në kampionatin europian në Gjermani!

Sporti

Nedim Shaqiri dhe Rexhep Rushiti siguruan pjesëmarrjen në kampionatin europian në Gjermani!

Më: 5 prill 2026 Në ora: 00:56
Nedim Shaqiri

Në Shkup u zhvillua kampionati i Maqedonisë në karate për senior.

Nedim Shaqiri (60kg) nga KK Rinia-Mateç dhe Rexhep Rushiti (-84kg) nga KK Kushtrimi i Hasanbegut janë kualifikuar për kampionatin europian.

Të dy u shpallën kampin vendor.

Kampionati shtetëror ishte zgjedhor për selektimin e reprezentacionit në kampionatin europian për senior që do të zhvillohet në Frankfurt të Gjermanisë nga 20-24 maj.

Në kampionat morën pjesë 91 karateistë prej 29 klubeve në konkurrencë të meshkujve dhe të femrave, në disiplinat kate dhe lufta.

Trajnerët Seful Osmani (KK Rinia) dhe Irfan Aliu (KK Kushtrimi) janë shprehur shumë të kënaqur nga ky rezultat i karateistëve të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat