Është hedhur sot shorti për sportet ekipore, pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilat mbahen në Taranto të Italisë prej 21 gusht deri më 3 shtator.
“Ekipi mesdhetar i Kosovës do të paraqitet në të gjitha sportet ekipore dhe atë në të dyja konkurrencat përfshirë futbollin (meshkujt U-21, vajzat U-18), volejbollin, hendbollin dhe basketbollin 3x3.
Kombëtarja e futbollit U-21 do të jetë në grupin B, bashkë me mikpritësin Italinë, Shqipërinë dhe Algjerinë. Vajzat U-18 po ashtu ndodhen në grupin B, bashkë me Italinë dhe Slloveninë. Tek djemtë marrin pjesë tetë kombëtare, ndërsa tek vajzat shtatë.
Kombëtarja e hendbollit në konkurrencën e meshkujve është në grupin A, të cilin e përbëjnë edhe Italia, Egjipti dhe Portugalia, ndërsa vajzat do të luajnë me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse si: Italia, Agjeria, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Tunizia.
Vajzat e volejbollit u shortuan në grupin B, bashkë me Turqinë, Greqinë, Algjerinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tek djemtë e volejbollit janë katër grupe me tri kombëtare, ndërsa Kosova bënë pjesë në atë C, bashkë me Spanjën dhe Francën.
Edhe në basketboll janë katër grupe, ndërsa vajzat e Kosovës ndodhen në grupin C, të cilin e përbëjnë edhe Italia dhe Greqia, kurse Kombëtarja e meshkujve është në grupin C me Serbinë, Turqinë dhe Portugalinë”, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.