Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë në ambientet e hotelit Venus në Prishtinë ka filluar Turneu Ndërkombëtar i shahut "Prishtina Open 2026" që zgjatë nga 12 deri më 18 qershor 2026.
Në këtë turne po marrin pjesë përfaqësues nga 10 shtete me 52 shahistë nga, Shqipëria, Kroacia, Finlanda, Gjermania, Mali i Zi, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe mikpritësi Kosova.
Prej tyre pjesëmarrës janë 4 GM, 7 IM, 5 FIDE e të tjerë.
Turneu do të luhet në 9 xhiro sistem zviceran sipas rregullave të FIDE. 90 minuta / 40 lëvizje + 15 minuta për përfundimin e ndeshjes me 30 sekonda bonus për çdo lëvizje.
Turneun e shpalli të hapur Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës i cili shahistëve ju dëshiroj mirëseardhje në Kryeqendrën e Kosovës duke ju uruar lojëra të mira dhe cilësore.