1 në mesin e 22 mijëve, luftëtari shqiptar vallëzon me flamurin kombëtar midis serbëve të tërbuar

Sporti

1 në mesin e 22 mijëve, luftëtari shqiptar vallëzon me flamurin kombëtar midis serbëve të tërbuar

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 23:48
Pamje

Luftëtari i UFC me origjinë shqiptare, Dennis Buzukja ka bërë bujë nga hyrja e tij në ngjarjen e UFC që u mbajt në Beograd.

Ditë më parë, ai zhvilloi meçin më të veçantë në karrierë, ku midis Serbisë, mes thirrjeve “Vri*ni shqiptarët”, ai e bëri një hyrje speciale në ring.

Ai hyri me flamurin kuq e zi në mesin e tifozëve serbë, të cilat edhe patën thirrje anti-shqiptare.

“1 në mes të 22 mijëve”, shkroi ndër tjera Buzukja.

Ai u përball me luftëtarin Bogdan Grad, por që nuk arriti të korrte fitore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat