Kryeministri Albin Kurti: E arta e radhës për Kosovën, kësaj here nga karateja

Sporti

Kryeministri Albin Kurti: E arta e radhës për Kosovën, kësaj here nga karateja

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 21:08
Islam Selmani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar karateistin Islam Selmani për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.   

“E arta e radhës për Kosovën, kësaj here nga karateja.

Islam Selmani u ngjit në majën e podiumit në Taranto, pasi mposhti medalistë botërorë. Medaljen ia dedikoi Kosovës, ndërsa Kosovës ia solli medaljen e shtatë nga këto Lojëra Mesdhetare.

Pas shumë pune e përkushtimi, sot Islami e pa flamurin e Kosovës mbi të gjithë të tjerët. Urime Islamit dhe gjithë ekipit të karatesë.

Nga xhudoja e boksi, e tash edhe nga karateja, sukseset e sporteve tona luftarake po vazhdojnë. Një traditë e rezultateve të mëdha që po bëhet gjithnjë e më e fuqishme”, ka uruar Kurti përmes profilit të tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat