Taranto 2026 jep alarmin e krizës së thellë të sportit të Kosovës! 

Sporti

Taranto 2026 jep alarmin e krizës së thellë të sportit të Kosovës! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 shtator 2026 Në ora: 11:40
Pamje

Nga 21 sporte pjesëmarrëse të Kosovës, 17 dështuan keq!

I vetmi sport që mund të mburret është xhudo, nga shtatë garues solli pesë medalje, 1 të argjendtë, 4 të bronzta.

Boksi me meshkuj asnjë medalje dhe të gjitha humbje, përveç vajzës boksiere Donjeta Sadiku që solli medaljen e artë.

Karateja larg pritshmerive, nëntë garues, vetëm një medalje të artë duke i falënderuar Islam Selmanit. 

Të tjerët mbeten pa medalje – zhgënjim i madh.

Peshëngritja, iraniani solli dy medalje të argjendta.

Brumi i Kosovës solli vetëm 7 medalje, hiq iranianin dy!

163 sportistë nga 21 sporte - rezultate zhgënjyese!

Pra, në vitin 2022, me 39 sportistë, Kosova kaloi shumë më mirë, për faktin se pati tri medalje të arta dhe tri të bronzta.

Ndërsa nga 163 sportistë, pesëfishi më shumë i sportistëve fitoi vetëm një medalje më shumë nga karateja si sport, po flasim nga prodhimi ynë!

Në vitin 2022, nga 12 sporte, 39 sportistë, kemi me 3 të arta, 3 të bronzta, ndërsa sivjet nga rekordi i sportistëve, 2 të arta, 3 të argjendta dhe 4r të bronzta!

Ky është alarm për sportin e Kosovës. Këtu ndizet drita e kuqe!

Më keq nuk ka ku shkon sporti ynë!

Pse e themi?

Në Lojërat Mesdhetare, shumë shtete nuk kanë shkuar me sportistë më të mirë, sepse këto Lojëra konsiderohen si rangu i katërt.

Urgjentisht kërkohet një analizë e kësaj krize, këtij dështimi dhe përgjegjësi për ata që vendosen të dërgojnë numër të madh, rezultati është zhgënjyes.

Minimumi u prit 15 medalje, maksimumi 20.

Kërkohet llogari për rezultate zhgënjyese.

Kosova nuk është "fontanë dëshirash", Kosova është vend që kërkon rezultate dhe përgjegjësi.

Ndërsa fjala Kosova e madhe parakaloj në Taranto, Kosova nuk është shtet që dërgon sasi, Kosova është shtet që dërgon vlera dhe kërkon rezultate e përgjegjësi.

Kosova nuk është vend që "mbush autobusët me sasi", por Kosova është vend i traditës së sportit dhe gjithmonë ka kërkuar rezultate. 
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat