Kick-boksieri Arton Mehmeti është në finale të Kampionatit Evropian Universitar.
Presidenti i Federatës së Kick-Boxit të Kosovës, Fatmir Makolli, është shprehur krenar me garuesin dhe rezultatin e arritur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
“Ne deri tani e kemi siguruar një medalje në disiplinën K-1.
Garuesi është Arton Mehmeti.
Arton Mehmeti nesër lufton në finale, ndërsa sot e mundi kundërshtarin nga Portugalia”, ka thënë Makolli.