​Atleti nga Kenia ngadhënjeu në maratonën "Prishtina 2026"

Sporti

​Atleti nga Kenia ngadhënjeu në maratonën "Prishtina 2026"

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 15:24
Fotoilustrim

Fitues i maratonës "Prishtina 2026" është atleti nga Kenia, John Njuguna Kuria.

Ky atlet është fitues i disiplinës kryesore, vrapimin prej 42 kilometrash.

Në këtë maratonë morën pjesë mbi 1 mijë e 700 garues nga vende të ndryshme.

Edicioni i sivjetmë i kësaj maratone ishte i 26-ti me radhë, organizuar nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat