Kika zbulon çfarë e lidh Lorik Canën me sportin e padelit

Sporti

Kika zbulon çfarë e lidh Lorik Canën me sportin e padelit

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 13:31
Jusuf Kika

Sekretari i Federatës së Padelit të Kosovës, Jusuf Kika, ka vlerësuar rolin e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në promovimin dhe zhvillimin e sportit të padelit në Kosovë.

I ftuar në SportCast, Kika ka treguar se Cana e ka mbështetur këtë iniciativë që nga dita e parë, duke besuar në potencialin e padelit dhe në vizionin e federatës për zhvillimin e këtij sporti në vend.

Kika: Lorik Cana e mbështeti padelin në Kosovë që nga dita e parë

“Loriku siç na ka tregu edhe neve mirëpo edhe në shumë intervista që e ka potencuar meqenëse ka qenë shumë i involvuar në sportin e padelit, që përveç investimeve edhe e ka promovuar sportin e padelit në vendin tonë edhe na ka ndihmuar në shumë aspekte. Besoj që ndoshta jo vetëm Loriku por është një farë lloj trendi që të gjithë futbollistët edhe këta që janë aktiv mirëpo këta që kalojnë në pensionim pas karrierës profesionale po kalojnë në sportin e padelit sepse është një sport jashtëzakonisht atraktiv, dinamik, social edhe nuk është i vështirë për t’u mësuar do tw thotw është lehtë i mësueshëm edhe po e gjejnë shumë veten aty. Edhe në mesin e gjithë këtyre futbollistëve, duke përfshirë këtu edhe fytyra eminente siç është Cristiano Ronaldo, Messi, Beckham, Modriç, Ibrahimoviç e shumë të tjerë jo vetëm që e luajnë këtë sport mirëpo edhe kanë investuar në aspekt biznesor. Edhe Lorik Cana ka qenë ai njeri i cili e ka shtyrë këtë iniciativë tek kryetari edhe e ka mbështetur që prej ditës së parë, e ka parë potencialin edhe vizionin tonë si federatë pasi që tw them të drejtën nuk kemi pasur ndoshta kështu lidhje paraprake me Lorikun pwr tw ardhur deri në këtë pikë ku jemi sot, mirëpo vetëm kjo ideja e padelit edhe vizioni që kemi pasur na ka lidhur së bashku edhe jemi këtu sot duke e zhvilluar sportin”, tha Kika.

Duke folur për popullaritetin e padelit, Kika ka përmendur edhe emra të njohur të futbollit botëror, të cilët, sipas tij, krahas ushtrimit të këtij sporti, janë përfshirë edhe në investime biznesore.

Interesimi i ish-futbollistëve për padelin lidhet me karakterin dinamik dhe social të këtij sporti, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë në nivel ndërkombëtar. Në Kosovë, Federata e Padelit synon të vazhdojë zhvillimin dhe promovimin e tij, ndërsa mbështetja e figurave të njohura të futbollit, si Lorik Cana, shihet si një ndihmesë e rëndësishme për këtë qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat