Ja pse mbi 70 për qind e federatave sportive në Kosovë duhet të udhëhiqen nga gratë

Sporti

Ja pse mbi 70 për qind e federatave sportive në Kosovë duhet të udhëhiqen nga gratë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 tetor 2026 Në ora: 17:28
Majlinda Kelmendi

Qoftë në Komitetin Olimpik të Kosovës, qoftë nëpër federata, drejtimin duhet ta marrin mbi 70 për qind e femrave.

A e dini pse?

Sepse femrat apo gratë po tregohen shumë më të suksesshme, si në rezultate sportive, po ashtu edhe në udhëheqje, dhe suksesi do të ishte edhe më i madh.

Në pozitat udhëheqëse me femra, sporti i Kosovës do të ketë më shumë sukses.

Sot kemi pesë medalje olimpike, vetëm nga femrat.

Pa hyrë në titujt e botës dhe të Evropës.

Femrat janë ato që po e bëjnë Kosovën krenare.

Mbi 70 për qind, ose edhe 80 për qind e federatave, duhet të drejtohen nga femrat.

Sot për sot, femrat janë më të diskriminuara në sportin e Kosovës sa u përket pozitave në shumicën e federatave.

Ndaj, futbolli, hendbolli, volejbolli dhe shumë federata të tjera duhet t'u japin pozita udhëheqëse femrave, po ashtu edhe drejtimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Konsideroj se sukseset do të jenë edhe më të mëdha.

Femrat po dëshmohen dhe rezultatet flasin vetë.

Është mirë që Ministria e Sportit e Kosovës të hartojë një plan dhe t'ua bëjë kusht federatave që të paktën 50 për qind e anëtarëve të bordeve të federatave të jenë femra, ndërsa mbi 70 për qind e federatave të udhëhiqen nga femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat