Nisin Lojërat Olimpike për të Rinj në Dakar, Kosova garon me tri sportiste

Sporti

Nisin Lojërat Olimpike për të Rinj në Dakar, Kosova garon me tri sportiste

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 15:06
Kosova garon me tri sportiste

Kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore për të Rinj në Dakar të Senegalit, ku Kosova përfaqësohet me tri sportiste në tri disiplina të ndryshme.

Arba Hasanaj në xhudo, Shega Sejdiu në taekwondo dhe Erisë Avdullahu në atletikë janë sportistet që do ta përfaqësojnë vendin tonë në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse e mbajti xhudistja Hasanaj.

Garat do të zhvillohen nga 31 tetori deri më 13 nëntor, me pjesëmarrjen e rreth 2.700 sportistëve nga 204 Komitete Olimpike Kombëtare, në 25 sporte.

Për Kosovën kjo është pjesëmarrja e dytë në këtë ngjarje, pas debutimit në Buenos Aires më 2018, ku Erza Muminoviq fitoi medaljen e bronztë në xhudo.

Dakar 2026 shënon një moment historik për sportin olimpik, pasi është hera e parë që Lojërat Olimpike për të Rinj organizohen në kontinentin afrikan.

Fillimisht të planifikuara për vitin 2022, ato u shtynë për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa Senegali u përzgjodh nikoqir nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat