Zvicra mposht Çekinë pas vazhdimeve, Alina Muller vendos ndeshjen

Sporti

Zvicra mposht Çekinë pas vazhdimeve, Alina Muller vendos ndeshjen

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 23:15
Vashat zvicerane festojnë fitoren

Zvicra në hokejpër femra ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 2:1, pas vazhdimeve, në kuadër të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Esbjerg të Danimarkës.

Heroina e zviceraneve ishte Alina Müller, e cila shënoi golin e fitores pas afro dy minutash lojë në vazhdime, duke i siguruar ekipit të saj dy pikët e para në këtë turne.

Zvicra e nisi mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 15-të. Ivana Wey tregoi aftësi të jashtëzakonshme, duke fituar topin në zonën e saj, përparuar me shpejtësi dhe krijuar një mundësi të mirë për Alina Müllerin. Pas topit të kthyer, Wey realizoi me një goditje në ajër për 1:0.

Çekia reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 24-t. Linda Vocetkova shfrytëzoi hapësirën e krijuar dhe mposhti portieren Saskia Maurer për rezultatin 1:1.

Në vazhdim, çeket ushtruan presion të madh, por portierja zvicerane Saskia Maurer shkëlqeu me 33 pritje, duke u shpallur lojtarja më e mirë e ndeshjes.

Vendimi erdhi në vazhdime, kur Alina Müller shënoi për 2:1 dhe i dha Zvicrës fitoren e parë në kampionat.

Pas humbjes së thellë 0:7 nga SHBA-ja në ndeshjen hapëse, Zvicra rikthehet fuqishëm në garë.

Në ndeshjen tjetër të grupit A, SHBA-ja mposhti Gjermaninë me rezultat 5:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat