Skënderbeu e ‘shkeli’ Elbasanin - Bota Sot
Skënderbeu e ‘shkeli’ Elbasanin

Sporti

E martë, 20 nëntor 2018

Skënderbeu e ‘shkeli’ Elbasanin

Më: 25 janar 2015 Në ora: 19:49

KF Skënderbeu nga Korça si mysafir mposhti me rezultat bindës 4:1 Elbasanin, në ndeshjen e javës së 19-të të elitës së futbollit shqiptar. Korçarët tregojnë freski në lojën e tyre duke treguar superioritetin mbi kundërshtarin. Golat i shënuan futbollistët: Olainka (7’), Vangjeli (35’), Berisha (63’) dhe Nimaga (90’) për Skënderbeun, ndërsa golin ngushëllues për vendasit e realizoi Agboyi në minutën e 68-të. Skënderbeu renditet në vend të dytë me 39 pikë dhe ka dy më pak se kryesuesi Kukësi, kurse Elbasani mbetet në vend të 9-të me vetëm 9 pikë të mbledhura.


Liga e Shqipërisë

Elbasani-Skënderbeu 1:4
Laçi-Partizani 1:1
Tirana-Apolonia 2:0
Flamurtari-Teuta 2:1
Vllaznia-Kukësi 1:2
Tabela
1. Kukësi 19 13 2 4 41
2. Skenderbeu 19 12 3 4 39
3. Tirana 19 11 5 3 38
4. Partizani 19 11 4 4 37
5. Laçi 19 7 7 5 28
6. Flamurtari 19 6 7 6 25
7. Vllaznia 19 8 2 9 23
8. Teuta 19 5 1 13 16
9. Elbasani 19 3 0 16 9
10. Apolonia 19 2 3 14 9

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test