Vashat Dardane mbajtën stërvitjen e parë në Manavgat të Turqisë

Futboll

Vashat Dardane mbajtën stërvitjen e parë në Manavgat të Turqisë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:57
Vashat Dardane mbajtën stërvitjen parë në Manavgat të Turqisë

Vashat e Kombëtares A janë akomoduar në restortin EmirHan hotel në Managvat të Turqisë si dhe kanë mbajtur stërvitjen e parë për ndeshjen  kualifikuese për Euro 2021 kundër Rusisë.

Ndonëse paksa të lodhura nga udhëtimi ato punuan  me zell e përkushtim, me fokus në teknikat dhe taktikat e ndryshme të parashtruara nga ana e përzgjedhëses Afërditë Fazlija.

Ndonëse Rusia ka një ekip të mirë, atmosfera jashtëzakonisht  e mirë që po mbretëron në radhët e Kombëtares flet shumë se Dardanet do të japin gjithçka nga vetja për një paraqitje dinjitoze.

Shpresojmë se me angazhimin maksimal, ndonëse siç e tha edhe përzgjedhësja Afërditë Fazlija ka mungesa të mëdha  në këtë ndeshje, vashat tona nuk hyjnë në ndeshje për t’u dorëzuar. Të enjten Kombëtarja A  e mban stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Rusisë që zhvillohet më 27 nëntor në orën 17.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat