Befason ish-futbollisti i Realit: Pinim vodka në autobus

Futboll

Befason ish-futbollisti i Realit: Pinim vodka në autobus

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:45
Befason ish-futbollisti i Realit: Pinim vodka në autobus

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Holandës Roiston Drente ka zbuluar një histori të pazakontë nga koha kur luante në Rusi për ekipin Alania Vladikavkaz.

Në një prononcim për median holandeze “RTV Rijnmond”, 33-vjeçari tregoi se në sezonin 2012-2013 ai dhe shokët e skuadrës konsumonin vodka në autobuzin e ekipit.

“Vladikavkazi nuk ishte vendi ideal. Ishte një qytet i shkatërruar.

Nuk mund të argëtoheshe edhe po të kisha shumë para. Vodka? Po, konsumonim shpesh, ishte në një nga këndet. Nuk ishte e vështirë të gjeje vodka, ne pinim dhe në autobus. Në Rusi kështu ndodh”, shprehet Drente.

Drente luajti për 3 sezone me Realin duke fituar një kampionat dhe një Superkupë të Spanjës. Pas vitit 2010, karrierë e tij ra në pikiatë për shkak të mungesës së disiplinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat