Laporta konfirmon kandidaturën për president të Barcelonës

Futboll

Laporta konfirmon kandidaturën për president të Barcelonës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:50
Laporta konfirmon kandidaturën për president të Barcelonës

Joan Laporta do të jetë në mesin e kandidatëve në garën për president të Barcelonës.

Katalanët shumë shpejtë do të mbajnë zgjedhje të reja, pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu.

Mundo Deportivo bën të ditur se Laporta do të jetë pjesë e garës për president të Barcelonës.

Kjo është njoftuar këtë të premte, ndërsa të hënën pritet të bëhet prezantimi i kandidaturës së Laportës para medieve.

Laporta është kandidati i tetë i cili ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën për kreun e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat