Chelsea dëshiron ta përforcojë tani edhe mbrojtjen, gati oferta për Jose Gimenez

Futboll

Chelsea dëshiron ta përforcojë tani edhe mbrojtjen, gati oferta për Jose Gimenez

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:07
Jose Gimenez

Chelsea është njëra nga skuadrat që është përforcuar më së shumti gjatë afatit kalimtar veror.

Gjiganti anglez ka transferuar kryesisht futbollist në mesfushë dhe në repartin ofensivë, por mbrojtja mbetet një problem për ta.

Pasi e kanë nisur mjaftë mirë edicionin e ri në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, Frank Lampard kërkon ta përforcojë edhe mbrojtjen.

Objektivi kryesor për këtë repart është mbrojtësi uruguaian i Atletico Madrid, Jose Gimenez.

The Sun ka raportuar se Chelsea synon afrimin e Gimenez qysh në afatin kalimtar të janarit.

Londinezët duan ta përforcojnë edhe më shumë ekipin pasi synimi është të triumfojnë si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Por për ta bindur Atletico Madridin të heqë dorë nga mbrojtësi i tyre, Chelsea duhet të bëjë një ofertë rreth 70 milionë euro.

Gjithsesi për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera si Manchester United, Arsenal e Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat