Tifozët kërkesë Barcelonës

Futboll

Tifozët kërkesë Barcelonës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:53
Tifozët kërkesë Barcelonës

Mijëra dhe miliona tifozë të Barcelonës kanë kërkuar nga klubi dhe nga dyqani zyrtar që të stampojnë shumë fanella të reja me emrin e Diego Armando Maradonës.

Menjëherë pas vdekjes së legjendës argjentinase mesazhet kanë qenë të shumta dhe peticionet drejt klubit katalanas.

Tifozët kërkojnë një edicion special me fanellën e disa viteve më parë dhe emrin e Maradonës, por edhe fanella të këtij sezoni që mbajnë emrin e legjendës argjentinase.

Ende nuk ka një vendim final nga ana e klubit katalanas, të cilët po e studiojnë si mundësi diçka të tillë.

Kjo do të ishte një formë biznesi në këtë kohë krize për shkak të pandemisë dhe katalansait nuk duan që të bëjnë biznes me vdekjen e një prej emrave më të mëdhenj të historisë së këtij sporti.

Maradona qëndroi 2 sezone në Barcelonë nga viti 1982 deri në 1984, pastaj u transferua te Napoli ku u bë legjendë e këtij qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat