Cabrini: Maradona do ishte ende gjallë, por...

Futboll

Cabrini: Maradona do ishte ende gjallë, por...

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:29
Cabrini: Maradona do ishte ende gjallë, por...

Ish mbrojtësi anësor i Juventusit, Antonio Cabrini ka shprehur keqardhjen maksimale për ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonës, të cilin e quajti një kundërshtar shumë xhentil dhe një legjendë të gjallë.

Cabrini është përballur shpesh me Diegon si kundërshtar në fushë, por në deklaratën e tij tha se nëse legjenda argjentinase do të kishte veshur fanellën e Juventusit, do të ishte ende gjallë, pasi ambienti do ta ndihmonte më shumë.

“Maradona ishte një legjendë e gjallë një kundërshtar xhentil, që ashtu si shumë talente të tjerë, ka ditur të japë më të mirën dhe më të keqen në të njëjtën kohë.

Do të ishte akoma me ne, nëse do të kishte ardhur te Juventus, pasi ambienti, jo klubi, por ambienti do ta kishte shpëtuar. Dashuria e Napolit ishte kaq e fortë dhe autentike”, u shpreh Cabrini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat