Interi regjistron mbi 100 milionë euro humbje vjetore

Futboll

Interi regjistron mbi 100 milionë euro humbje vjetore

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:16
Foto Ilustrim

Interi ka regjistruar humbje vjetore prej 102.4 milionë euro që llogariten deri në fund të qershorit 2020.

Klubi ka lëshuar këto të dhëna gjatë një takimi të aksionarëve, që u mbajtë sot përmes një videokonference.

Natyrisht, ndikim direkt në financa ka pasur pandemia dhe mbyllja e stadiumeve, duke çuar në zero të ardhura nga shitja e biletave.

Interi ishte njëri nga klubet e Serie A që kishte rimbursuar biletat sezonale për tifozët e vet.

Kjo nënkupton se të ardhurat pësuan rënie prej 45 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar.

“Në një situatë me rënie të konsiderueshme ekonomike, kemi qenë në gjendje të konsolidojmë planet e rritjes së Interit, që mbështeten në krijimin e një marke globale dhe bazohen rreth një vizioni inovator të biznesit, synimi kryesor i të cilës janë gjeneratat e reja”, ka thënë presidenti i klubit, Steven Zhang. “Përkushtimi ynë për të ardhmen është gjithmonë garantimi i qëndrueshmërisë së klubit dhe për të përmirësuar rezultatet në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat