Barcelona zvogëlon pagat e lojtarëve për 122 milionë euro

Futboll

Barcelona zvogëlon pagat e lojtarëve për 122 milionë euro

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:42
Barcelona

Barcelona ka arritur marrëveshje me lojtarët e skuadrës për të zvogëluar pagat e tyre për 122 milionë euro për tre vitet e ardhshme, ka konfirmuar klubi.

Megjithatë, klubi katalunas do të paguajë 50 milionë euro në sezon gjatë kësaj periudhe si paketë e pagave.

Kjo është arritur për shkak të pandemisë COVID-19.

“Palët sot kanë arritur një marrëveshje në parim që lejon rregullimin e pagave për sezonin aktual”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat