Chapecoense – katër vjet nga tragjedia që tronditi futbollin

Futboll

Chapecoense – katër vjet nga tragjedia që tronditi futbollin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:47
Chapecoense

Një nga tragjeditë më të mëdha në botën e futbollit dhe jo vetëm.

Si sot, katër vite më parë, ekipi brazilian Chapecoense po nisej drejt qytetit kolumbian Medellin, për t’u përballur me Atletico Nacional, por që nuk arriti kurrë aty.

Kjo pasi aeroplani që po barte futbolliste u përplas për një shkëmb, ku 71 nga 77 pasagjerët humbën jetën.

Vetëm tre futbollistë të klubit ia dolën t’i mbijetojnë tragjedisë. Portieri rezerv, Jakson Follmann dhe dy lojtarë të tjerë, Alan Ruschel dhe Neton.

Kujtojmë, CONMEBOL, sinonim i UEFA-së për kontinentin latino-amerikan, me kërkesë të kundërshtarit të finales që nuk u luajt, Atletico Nacional, shpalli Chapecoensen kampion të Kupës së Amerikës, pa ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat