Shyqeri Gashi kujton ndeshjen e fundit emocionale si gjyqtar në vitin 1999

Futboll

Shyqeri Gashi kujton ndeshjen e fundit emocionale si gjyqtar në vitin 1999

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 13:07
Majtas Enver Idrizi, Ardian Kozniku, Pjetër Malota dhe Shyqeri Gashi

Shyqeri Gashi ka qenë prej gjyqtarëve më të mirë që ka pasur Kosova dhe për rreth 30 vite ka referuar me sukses.

Një ndeshje që asnjëherë nuk i largohet nga mendja padyshim është me 28 nëntor të vitit 1999 në stadiumin e Prishtinës, ku u ndeshen Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhja e Tiranës.

Në fakt ka qenë kombëtarja e Shqipëria por për shkaqe politike dhe të rrezikut që vinte nga UEFA, u emërtua Tirana, për t’i shpëtuar ndonjë sanksioni të mundshëm, për faktin se FFK nuk ishte pranuar në asociacionin e lartpërmendur. 

Image

Në stadium rreth 20 mijë shikues, panë një ndeshje të mirë, triumfon Tirana me 2:0, ndërsa ndeshjen me sukses e referoi Shyqeri Gashi, së bashku me Ruzhdi Breznicën, Vehbi Ibrahimin dhe Ramiz Peshterin. Gashit i kujtohet si sot kjo ndeshje.

“Vërtet ka qenë ndeshje e veçantë revyale dhe me vëllezërit tanë, një ndeshje që gjithmonë do të mbetet në zemrën time. 

Image

Një ndeshje e paharrueshme, e para në shtetin e lirë të Republikës së Kosovës dhe takim me Shqipërinë”, kujton Gashi sfidën e 28 nëntorit të viti 1999. 

Image

“Ishte kënaqësi të referosh atë ndeshje, ku në fushë ishte emri i madh i futbollit Ardian Kozniku, pastaj për të pa këtë ndeshje kishte ardhur edhe aktori i madh Pjetër Malota, karateisti i mirënjohur botëror Enver Idrizi etj. emocionuesen ka qenë. Kjo ishte ndeshja emocionale për mu dhe e fundit si gjyqtar”, thotë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat