Bayerni fiton dhe ruan kryesimin në Bundesliga I

Futboll

Bayerni fiton dhe ruan kryesimin në Bundesliga I

Nga: K.Goca Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 17:19
Bayerni fiton dhe ruan kryesimin në Bundesliga I

Bayerni nga Munihu, kampion në fuqi, ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj Stuttgartit. 
Bavarezët treguan lojë të mirë, përkundër kësaj hasën në vështirësi kundër Stuttgartit. 

Coman (38'), Lewandowski (45+1'), Costa (87’) janë me të merituarit për fitoren e kampionit, ndërsa Coulibaly realizon (20') për vendasit. 

Bayerni kryeson me 22 pikë, ka 11 pikë më shumë se Stuttgart që bien në vendin e dhjetë pas 9 jave në Bundesliga I.

Lewandowski udhëheq listën e shënuesve me 12 gola, ka dy me shumë se Haaland që zë pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat