Neto optimist për Shkupin: Barazimi nuk na intereson, duam tri pikë

Futboll

Neto optimist për Shkupin: Barazimi nuk na intereson, duam tri pikë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:51
Neto optimist për Shkupin: Barazimi nuk na intereson, duam tri pikë

E diela sjell edhe një ndeshje mjaft të vështirë për skuadrën e Shkupit dhe përsëri luajmë në cilësinë e mysafirit, kësaj radhe udhëtojmë në lagjen e Gjorçe Petrovit ku do të kemi duelin përballë Makedonijës.

Skuadra kishte vetëm tri ditë kohë për tu përgatitur për këtë duel, pas ndeshjes çerekfinale në kudër të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Për këtë duel në ekip atmosfera është mjaftë pozitive dhe pritet që trajneri Umit Karan të ketë nën urdhrat e tij gati se të gjithë futbollistët që kishin probleme me lëndimin, ndërsa në dyshim mbetet edhe më tutje paraqitja e portierit Kristijan Naumovski.

Për duelin e të dielës për faqen e Shkupit  ka folur futbollisti brazilian, Neto.

“Në ndeshjen e të dielës sigurisht që nuk do të jetë aspak lehtë. Por ne kemi vetëbesim se mundë të shkojmë atje dhe të marrim tri pikë. Ky është qëllimi ynë, barazimi nuk na intereson. Shkojmë për të kërkuar fitore deri fishkëllimën e fundit”, ka thënë Neto.

Kujtojmë se ndeshja Makedonija Gj.P – Shkupi, luhet të dielën (29.11.2020), në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov me fillim në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat