Çmenduri në derbin e madh të Kosovës! Në dy minutat e fundit, Drita shndërron humbjen në fitore kundër Gjilanit

Futboll

Çmenduri në derbin e madh të Kosovës! Në dy minutat e fundit, Drita shndërron humbjen në fitore kundër Gjilanit

Nga: K.Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:17
Ilustrim

Drita nga Gjilani ashtu si i ka hije kampionit në fuqi, triumfon me rezultat 3:2 ndaj Gjilanit vendas. 
Gjilani kokulur, Drita ballëlart që e mposhti rivalin vendas. 

Kampioni në fuqi u orvat deri në pikën e fundit dhe ia doli që humbjen 2:1 në minutën e 89-të ta shndërrojë në fitore me 2:3. 

Futbollisti Darko Nikaç ishte në formë të mirë por nuk i mjaftuan dy golat e tij për rezultat të favorshëm Gjilanit. 

Në minutën e 7-të, Nikaç kalon në epërsi Gjilanin.

Kampioni në fuqi barazon rezultatin në minutën e 27-të falë golit të Hamdi Namanit. Në minutën e 41-të, Nikaç sërish shënon dhe për 2:1.

Në minutën e 54-të, Gerhard Progni dështon nga pozita ideale, vetëm me portier. 

Në minutën e 89-të, Astrit Fazliu barazon rezultatin (2:2). 

Pas një minute, Betim Haxhimusa realizon për 2:3 në favor të Dritës.

Një përmbysje e çmendur, por në fakt Gjilani kishte harruar se e ka përballë kampionin!

Drita renditet në vend të dytë me 30 pikë, ka dy me pak se lideri Ballkani dhe Gjilani bie në vend të katërt me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat