Donnarumma: Dua të qëndroj të Milani për një kohë të gjatë, agjenti do bisedojë me klubin

Futboll

Donnarumma: Dua të qëndroj të Milani për një kohë të gjatë, agjenti do bisedojë me klubin

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:37
Gianluigi Donnarumma

Portieri i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma ka konfirmuar se dëshiron t’i mbetet besnik skuadrës.

‘Gardiani’ i “Rossonerëve” ishte i lidhur me largimin nga “San Siro” në afatin veror.

Italiani ende s’ka rinovuar kontratën me klubin italian, por ka konfirmuar se nuk ka ndonjë problem.

“Agjenti do flas me klubin, nuk ka probleme. Dua të qëndrojë të Milani për një kohë të gjatë”.

“Por, do shohim çfarë do vendos klubin. Dua të kënaqem në këtë momente sa më gjatë që të mundem”, deklaroi ai.

Kontrata momentale Donnarummas i skadon në qershor të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat