Ja përbërjet e Struga TL dhe Shkëndijes, që sot barazuan mes vete 

Futboll

Ja përbërjet e Struga TL dhe Shkëndijes, që sot barazuan mes vete 

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:13
Ja përbërjet e Struga TL dhe Shkëndijes, që sot barazuan mes vete 

Java e 13-të në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut solli barazim 1:1 në duelin ndërmjet Struga Trim&Lum dhe Shkëndijës nga Tetova.

Kuqezinjtë shkonin për fitoren e gjashtë me radhë në transfertë pa kapitenin Bejtullai të pezulluar dhe Ahmedin që mungonte për shkak të kartonave, ndërsa do të ndesheshim me Strugën që ka efektin më të mirë në ndeshjet si vendas.

E nisëm në mënyrë premtuese kur më i riu në terren Dashmir Elezi lëshoi një të majtë që u ndal në shtyllën e portës vendase. 

Fatkeqësisht goli erdhi në anën tjetër kur një harkim i Bunjamin Shabanit vazhdohet deri te Ristevski në shtyllë të dytë dhe goditja e tij me kokë ndalet në rrjetën e Zahovit. 1:0 pas 12-të minutave lojë dhe tanët tashmë duhej të ndiqnim negativën duke shkuar pranë barazimit pas një aksioni të mirë kur e majta e Elezit kontrollohet nga Mirsellovski.

Alimi pati tentimin e radhës më konkret për të barazuar në pjesën e parë, mirëpo goditja e tij gjen të gatshëm në portë Mirsellovskin.

Në pjesën e dytë nisëm insistues dhe kërkonim barazim por vendasit mbroheshin me sukses. Pas disa rasteve të humbura ofenziva do të jepte efekt në minutën e 76-të kur harkimi i Paviçit nuk vlerësohet si duhet nga Mirsellovski, ndërsa topi i përplasur në traversë kthehet para portës për Ibraimin që me golin e 11-të sezonal sjell simetri në rezultat.

Vetëm disa çaste më vonë shkuam fare pranë përmbysjes kur e majta e fortë e Ibraimit nuk kontrollohet mirë nga portieri vendas, ndërsa Es Sahal godet mbi portë në kushte kur u duke se pati gjitha mundësitë për të shënuar. Ibraimi solli një tjetër depërtim por që u ndal nga Mirsellovski, ndërsa pa efekt rezultuan edhe gjitha tentimet tjera për të shënuar golin e fitores.

Në fund skuadrat ndajnë nga një pikë, me kuqezinjtë që mbeten ekipi i vetëm i pamposhtur pas 13-të xhirove dhe udhëheqim renditjen me 27-të pikë të tubuara.

Struga T&L-Shkëndija 1:1 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Strugë
Arbitër: Igor Stojçevski (Ohër)
Golashënues: Ristevski 12’ (Struga T&L), ndërsa Ibraimi 76’(Shkëndija)
STRUGA T&L: Mirsellovski, Ristevski, Sheji (Milenkovski 46’), Cake, Jahja, Tairi (Osmani 81’), Altiparmakovski (Skenderi 59’), B. Shabani, Kasami, A. Shabani (Maxari 59’), Mecinoviq.
Trajner: Srgjan Zaharievski.
SHKËNDIJA: Zahov, Paviç, Alimi, Ibraimi, Totre, Elezi (Es Sahal 76’), Murati, Dita, Krivak, Nafiu (Doriev 60’), Neziri.
Trajner: Ernest Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat