Vëllai i Maradonës: Diego nuk e meritonte të vdiste vetëm

Futboll

Vëllai i Maradonës: Diego nuk e meritonte të vdiste vetëm

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:03
Hugo Maradona

Hugo Maradona, vëllai i Diego Armando Maradonës, ka folur rreth vdekjes së legjendës argjentinase në një lidhje direkte për një prej emisioneve televizive në Itali.

“I vetmi që ishte pranë tij ishte nipi im, djali i motrës, që ishte si një fëmijë për Diegon. Ishin edhe mjekët dhe infermierët por ai nuk donte që të hynte njeri në dhomë. Për këtë arsye infermierja ishte jashtë derës.

Nuk e di çfarë ka ndodhur. Uroj që jeta e vëllait tim të mos jetë neglizhuar dhe të mos ketë patur gabime mjekësore. Tani po kryen hetimet, do ta ndjekin avokatët dhe policia e Argjentinës”, është shprehur ai.

“Mua më vjen keq, nëse është e vëretetë ajo që shkruajnë mediat, më dhemb dyfish sepse ai nuk duhej të lihej vetëm, edhe pse jetonte prej shumë kohësh me nipin tim. Sa i përket doktorëve dhe infermierëve, hetimet do të sqarojnë çfarë ka ndodhur”, shtoi Hugo Maradona.

Një ditë më parë, Policia në Argjentinës bastisi banesën dhe klinikën e mjekut personal të Maradonës, Leopolde Luque.

“E di se çfarë kam bërë me Diegon. Kam gjithçka për të treguar dhe jam plotësisht i sigurtë se ajo që kam bërë për Diegon ishte më e mira e mundshme”, do të shprehej më pas për mediat vendase doktori i ish kampionit të Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat