Laporta: Kombëtarja e Spanjës nuk duhet të zhvillojë ndeshjet në “Camp Nou”

Futboll

Laporta: Kombëtarja e Spanjës nuk duhet të zhvillojë ndeshjet në “Camp Nou”

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:11
Joan Laporta

Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta mendon se Kombëtarja e Spanjës nuk duhet të zhvillojë ndeshjet në “Camp Nou”.

Laporta shërbeu si president i klubit mes viteve 2003 – 2010, në kohën kur Barcelona shkëlqeu nën urdhrat e Pep Guardiolas.

58-vjeçari është prapë kandidatë, ndërsa mendon se Spanja nuk duhet të zhvillojë ndeshjet të stadiumi i klubit katalunas.

“Luis Rebiales, presidenti është person inteligjent që e di se më e mira për Kombëtaren është të luaj ku ka më shumë mbështetës, si Sevilla, Valencia, Madrid dhe jo këtu”.

“Për Spanjën të mos luajnë në Camp Nu është vendimi më i miri dhe më pozitivi”, deklaroi ai.

Zgjedhjet për postin e presidentit të Barcelona mbahen me 24 janar 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat