Formacionet e mundshme: Atletico në përballjen vendimtare ndaj Bayernit

Futboll

Formacionet e mundshme: Atletico në përballjen vendimtare ndaj Bayernit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Atletico Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Los Rojiblancos kanë arkëtuar vetëm pesë pikë nga katër ndeshjet e mëparshme, ashtu që duhet të fitojnë ndaj bavarezëve për të bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit të mëtutjeshëm, pasi që Lokomotiva e Moskës ka vetëm dy pikë më pak.

Në anën tjetër, Bayerni tashmë e ka siguruar kualifikimin, edhe atë nga vendi i parë në grup, pasi që ka regjistruar rekord prej 12 pikësh në katër ndeshje.

Formacionet e mundshme

Atletico Madrid: Oblak – Trippier, Savic, Felipe, Lodi – Llorente, Koke, Saul, Carrasco – Correa, Felix.

Bayern Munich: Nubel – Pavard, Sule, Alaba, Hernandez – Martinez – Costa, Muller, Musiala, Sane – Choupo-Moting.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat