Holandezët me një mesazh për Kosovën, ku shkruan...

Futboll

Holandezët me një mesazh për Kosovën, ku shkruan...

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:33
Holandezët me një mesazh për Kosovën, ku shkruan...

Mikpritja tejet e ngrohtë holandeze jo vetëm në hotel por edhe në stadium, po dëshmohet si e veçantë për Kombëtaren e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë qëndrimit në Breda.

Në stadiumin e këtij qytetit, në tribunat veri dhe jug është shkruar mbishkrimi “Mirë se vini Kosovë”.

Pikërisht në këtë stadium Dardanet e zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme me Holandën, e cila fillon në orën 18:30.

Image

Vashat tona punuan me një përkushtim të madh dhe atmosferë të mirë sportive, duke pasur parasysh se nesër do të përballen me një kundërshtarë shumë të fortë.

Duke u bazuar në njohuritë për Holandën dhe përvojën nga ndeshja e kaluar, futbollistet tona ushtruan disa skema të lojës, duke u përqendruar në mbrojtje.

Edhe pse të vetëdijshme për cilësitë e holandezeve, vashat tona nuk do të hyjnë në këtë ballafaqim me flamur të bardhë, ani pse kanë mungesa të shumta e sidomos mungesa e Erëleta  Memetit, e cila u largua ditë më parë për shkak të obligimeve ndaj klubit të saj Frieburg.

Ndeshja kundër Holandës do të jetë ndeshja e fundit e Dardaneve për ciklin kualifikues të Kampionatit evropian, që do të mbahet në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat