Lionel Messi tri gola larg thyerjes së rekordit të Peles

Futboll

Lionel Messi tri gola larg thyerjes së rekordit të Peles

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Lionel Messi

Vetëm pak ditë pasi bëri festën e veçantë dedikuar Diego Maradonas, emri i yllit të Barcelonës, Lionel Messi vazhdon të përmendet.

Pele momentalisht është futbollisti me më së shumti gola të shënuar brenda një klubi duke realizuar 643 sosh.

Sipas El Pais, Messi është vetëm tri gola për të thyer këtë rekord, meqenëse tani ka realizuar 641 gola për klubin blaugranas.

Ky nuk do jetë rekordi i vetëm i bërë nga argjentinasi, meqenëse Messi mban 80 rekorde botërore dhe më i vështiri mbetet 91 gola brenda një sezoni, që i realizoi në vitin 2012.

Messi vazhdon të jetë golashënuesi numër një në La Liga me 448 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat