Zidane: Nuk jap dorëheqje

Futboll

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Zinedine Zidane ka insistuar se ai nuk do të largohet nga Real Madridi, edhe pse pësoi humbje 2-0 në takimin e dytë në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos ishin mposhtur edhe në shtëpi nga skuadra katalunase, derisa mbrëmë rrezikuan kalimin e fazës së grupeve.

Kampioni i La Ligës nuk po kalon nëpër një formë të mirë as në kampionat e as në Evropë, mirëpo Zidane ka bërë të ditur se ai nuk e mendon dorëheqjen.

“Nuk do të jap dorëheqje”, ka thënë strategu francez. “Ne ishim shumë më të mirë në pjesën e parë, por na munguan golat”.

“Kemi bërë presion të mirë, kemi luajtur mirë. Topi nuk hynte brenda në portë. Kishim shanse dhe kemi goditur shtylla, mirëpo gjërat më pas u komplikua”.

“Jam i fortë dhe do jap gjithçka nga vetja. Mendoj se e kemi merituar të fitojmë. Kishim shanse. Nuk duhet t’i ulim kokat. Nëse keni një ecuri të keqe, ju duhet të vazhdoni”, ka shtuar më tej Zidane.

Real Madridit tani i duhet të mposhtë Borussia Monchegaldbachun, në mënyrë që të ketë mundësi që të kalojë fazën e grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat