Lucescu: Juventusi do të kthehet si protagonist në Itali dhe në Evropë

Futboll

Lucescu: Juventusi do të kthehet si protagonist në Itali dhe në Evropë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 08:52
Mircea Lucescu

Trajneri i Dynamo Kievit, Mircea Lucescu, është i bindur se Juventus do të rikthehet për të qenë protagonist në Itali dhe në Evropë.

Zonja e Vjetër e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, ndërsa gjatë të mërkurës zhvillon ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore ndaj skuadrës ukrainase. Kurse në Serie A ka mbetur gjashtë pikë prapa liderit në tabelë, Milan.

“Juventusi mund të luajë me dy njëmbëdhjetësha startues krejtësisht të ndryshëm dhe asgjë nuk ndryshon. Aktualisht iu nevojitet kohë që t’i konsolidojnë idetë e futbollit të Andrea Pirlos, por jam i bindur që do ta gjejnë zgjidhjen shumë shpejt dhe cilësia e lojtarëve do të dalë në pah”.

“Duke e thënë këtë, vetëm prezenca e Cristiano Ronaldos i ndez bashkëlojtarët e tij, gjë që ndodh me të gjithë kampionët e mëdhenj. Ai i jep skuadrës vetëbesim dhe tash për tash është thelbësor”.

“Juve e Antonio Contes që e nisi rrugëtimin për fitimin e titujve në Serie A, ishte e shkëlqyer, por tash Juve mund të krijojë një stil futbolli që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. I kanë lojtarët me përvojë, cilësi dhe forcë fizike”.

“Ata kanë pasur probleme, njësoj si të gjithë këtë sezon dhe nuk është lehtë të luash pa tifozë, mirëpo porsa ta kalojnë këtë moment, Juve do të kthehet si protagonist në Itali dhe në Evropë”, ka deklaruar Lucescu në një konferencë për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat