ShGjFM: Aktorët e dhunës, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar 

Futboll

ShGjFM: Aktorët e dhunës, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar 

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 12:08
ShGjFM: Aktorët e dhunës, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar 

Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit të Mitrovicës reagon ashpër në lidhje me sulmin që i ndodhi ndaj gjyqtarit Fatmir Tahiri!

“Me anë të këtij reagimi e njoftojmë opinionin publik lidhur me zhvillimet e fundit që ndodhën në këtë fundjavë, në veçanti në ndeshjen ndërmjet  KF Vitia dhe KF 2 Korriku  e zhvilluar me datë 29.11.2020 ne Viti me q’rast është sulmuar fizikisht treshja e Gjyqtarëve të Futbollit (Fatmir TAHIRI , Fatmir Abrashi dhe Fisnik Rama ) nga persona të pandërgjegjshëm dhe keqdashës të futbollit tonë. 

Një akt i tillë është i papranueshëm për ne si shoqatë e Gjyqtarëve të Futbollit në Rajonin e Mitrovicës. Janë sulmuar treshja e gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes e që njëri ndër gjyqtarët ( asistentët ) është edhe Fisnik Rama një gjyqtarë perspektiv, i ri dhe shumë i përkushtuar në kryerjen e detyrës si asistent andaj me këto akte të tilla qyqare mendojmë se do ti shuanim shpresat edhe për gjeneratat e reja si gjyqtar të futbollit. 
Lusim Zotin e madh që këto akte mos të përsëriten në fushat tona.

Me anë të këtij reagimi  iu njoftojmë se Shoqata e Gjyqtarëve të Rajonit të Mitrovicës reagon ashpër ndaj këtij sulmi ndaj personave zyrtarë (treshes së gjyqtarëve nga Mitrovica) pasi që kjo nuk është hera e parë që sulmohen gjyqtarët në këtë fushë të qytetit të  VITI-së “.

Kemi menduar se kanë kaluar këto kohëra kur janë sulmuar shpesh gjyqtarët e pambrojtur të futbollit dhe se çdo herë duke menduar se kemi ardhur në një kohë tjetër dhe më përparimtare dhe demokratike, mirëpo ja që këto akte dhune po përsëriten herë pas here duke na kthyer mbrapa në kohërat e vjetra.

Ne si Shoqatë kërkojmë nga ana e Policisë dhe Prokurorisë kërkojmë që sa me shpejt akterët e këtyre dukurive e në veçanti të këtij rasti ti paraqesin para drejtësi dhe të njëjtit të marrin dënimin e merituar për dhunën dhe lëndimin e shkaktuar ndaj treshes së gjyqtarëve.

Të njëjtën kohë i drejtohemi edhe komisionit disiplinor pranë FFK-së që të ketë parasysh këtë sulm nga akter “përsëritës” në këtë fushë dhe të njëjtit të marrin dënimin e merituar. Sigurisht që ne si Shoqatë nuk do të rrimë duarkryq pas këtij akti vandal dhe se do ti ndjekim të gjitha rrugët ligjore që përgjegjësit e këtyre akteve të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, reagon Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat