Djali i Maradonës habit, i kërkon Barcelonës t’ia heqë Messit...

Futboll

Djali i Maradonës habit, i kërkon Barcelonës t’ia heqë Messit...

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 12:56
Djali i Maradonës habit, i kërkon Barcelonës t’ia heqë Messit...

Diego Armando Maradona Sinagra është një nga djemtë e Maradonës. Ai lindi në Napoli, në vitin 1986, si rezultat i marrëdhënies së yllit të futbollit me Cristina Sinagra. I njohur nga “Pelusa” më 2016, vitet e fundit ata kishin pasur një marrëdhënie të ngushtë. Pas vdekjes së babait të tij, ai ka folur në gazetën “Marca”.

Në intervistë, djali i Maradonës pohon se Barcelona duhet ta heqë fanellën me numrin 10, që mbante babai i tij, tani në pronësi të Leo Messit.

Ai beson se të gjitha ekipet e Maradonës duhet ta heqin fanellën me këtë numër: “Në ekipet ku babai luajti, mendoj kështu, përfshirë edhe Barçën duhet nxjerrë nga qarkullimi numri 10. Unë nuk kam asnjë dyshim”.

Djali i Maradonës gjithashtu komentoi se atij i pëlqeu homazhi i Messit, teksa hoqi fanellën e vet dhe poshtë saj ekspozoi atë të Maradonës, që kishte veshur i ri te Neëell’s Old Boys: “Ai veprim më preku shumë.

Kanë qenë ditë shumë emocionuese. Gjetja e Leos ishte e veçantë, shumë e bukur. Më emocionoi shumë, më bëri të qaj. Gjithashtu ai i Napolit; triumfi i Gimnastia; çfarë ndodhi me Boca, ku ishte Dalma … Ishin homazhe shumë emocionale".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat