Djali i Maradonës në gjendje të rëndë, ja arsyeja

Futboll

Djali i Maradonës në gjendje të rëndë, ja arsyeja

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Djali i Maradonës në gjendje të rëndë..., ja arsyeja

Djali i Maradonës, Diego Maradona Junior,  është në gjendje të rëndë psikologjike!

Djali i legjendës Diego Armando Maradona, ka folur lidhur me vdekjen e babait të tij.

Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare javën e kaluar pasi pësoi sulm në zemër.

Duke folur për Marca, djali i tij tha se assesi s’mundet ta pranoj vdekjen e babait.

"Kam probleme me gjumin. I mbylli sytë dhe koka ime nuk pusho. Vdekja e tij është diçka që nuk e pranoj dhe nuk mundem ta pranoj".

"Ai duhet të kishte edhe shumë vite të lumtura me familjen e tij dhe kjo është diçka që asnjëherë nuk do e pranoj. Ta humbim kaq të ri është e vështirë", deklaroi ai.

Sidoqoftë, policia është duke hetuar lidhur me vdekjen e Maradonas, meqenëse thuhet se shkaku i neglizhencës së punës të mjekut, legjenda argjentinase ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat