Skuadra shqiptare pëson humbjen e parë pas 16 jave në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare pëson humbjen e parë pas 16 jave në Mal të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:40
Ilir Camaj

Deçiqi nga Tuzi pëson humbjen e parë në Kampionatin e Malit të Zi  në futboll.

Pas 6 fitoreve e 9 barazimeve, ata njoftohen me humbjen e parë dhe në Tuz me rezultat 3:0 nga Podgorica, në kuadër të javës së 16-të. 

Skuadra shqiptare nuk e ka pasur ditën e vet dhe si rrjedhojë e kësaj edhe pësuan humbje.

Image

Pamje nga ndeshja

Golat i shënuan Jovanoviq (14'), Kordiç (69') dhe Sekuliq (89'). Duhet theksuar se në minutën e 26-të, Ilir Camaj u lëndua dhe u largua nga fusha, që ishte hendikep i madh për Deçiqin.

Deçiq renditet në vend të dytë me 27 pikë, ndërsa Podgorica është në pozitën e pestë me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat