Maradona i tregoi ëndrrën që kishte

Futboll

Maradona i tregoi ëndrrën që kishte

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Maradona i tregoi ëndrrën që kishte

Gjashtë ditë pasi ndërroi jetë Diego Maradona, është larguar nga kjo botë edhe gazetari i njohur, Humberto Biondi.

Ky i fundit, ishte gazetari i parë i cili mori një intervistë Mardonës, kur ai ishte vetëm 12 vjeç dhe i zbuloi ëndrrën e tij.

Gjatë intervistës, Maradona, asokohe vetëm 12 vjeç, i zbuloi ëndrrën gazetarit, e cila ishte të luante në Kupën e Botës dhe ta fitonte atë, diçka që u arrit 14 vite më vonë.

Legjenda argjentinase ndërroi jetë pas një ataku kardiak më 25 nëntor, pra një javë më parë, teksa vetëm 6 ditë më pas, më saktë më 1 dhjetor ndërroi jetë edhe gazetari Humberto Biondi, në moshën 80-vjeçare. Biondi vuante nga kanceri, i cili ditën e djeshme i ka marrë jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat