​Finale europiane në “Air Albania”, nesër vendimi nga UEFA

Futboll

​Finale europiane në “Air Albania”, nesër vendimi nga UEFA

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:18
Stadiumi “Air Albania Arena”

Stadiumi kombëtar “Air Albania Arena” është përzgjedhur nga UEFA për finalen e Conference League.

Kompeticioni në fjalë është I treti për nga rëndësia pas Champions dhe Europa League.

Ai pritet të startojë duke nisur nga sezoni 2021-2022, ndërsa finalja e parë pritet të luhet pikërisht në Tiranë.

Vendimi pritet të zyrtarizohet nesër nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Ndërsa në garë për finalen e parë kanë qenë edhe Franca, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Si do të funksionojë kompeticioni?

Do të ketë tetë grupe me nga katër ekipe, të ndjekura nga play-off-et, raundi i 16-të, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet.

Tetë fituesit e grupeve kalojnë automatikisht në 16-të e fundit, play-off-et shtesë të raundit të nokautit do të luhen para raundit të 16-të midis tetë nënkampionëve të grupeve dhe ekipeve të renditura në vendin e tretë të grupeve të UEFA Europa League.

Konkurrenca e re do të paraqesë 141 ndeshje gjatë 15 javëve të ndeshjes, saktësisht si UEFA Europa League me pamje të re.

Çfarë marrin fituesit?

Fituesi i kompeticionit të ri do të ketë të drejtë të hyjë në fazën e grupeve të sezonit vijues UEFA Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat