“Robbie, ti ke të majtën time”, Van Persie rrëfen takimin me Maradonën

Futboll

“Robbie, ti ke të majtën time”, Van Persie rrëfen takimin me Maradonën

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 00:09
Van Persie dhe Maradona

Xhonglime me topin, pas një bisedë të paharrueshme. Robin Van Persie ka pasur mundësia të takojë dy herë legjendën Diego Armando Maradona. Një herë ka ndodhur kur ishte pjesë e Manchester United, kurse një herë tjetër në Dubai, kur argjentinasi drejtonte skuadrën e Al-Wahda si trajner.

Van Persie tregon bisedën që pati me Maradonën, në një shkrim të tij botuar në gazetën De Telegraaf.  “Robbie, Robbie më thirri dhe u ngjit tek unë. Më dha një puthje, më përqafoi dhe më tha se i pëlqeja. Si rezultat tensioni i madh tek unë u zhduk menjëherë.

Ai filloi me mua një bisedë të mrekullueshme, përmes përkthyesit të tij. Gjithçka e nisi nga këmba ime e majtë. Të dy kemi një këmbë të veçantë të majtë më tha. Maradona kapi këmbën e tij të majtë dhe më dha një puthje”, shkruan holandezi.

Më të tjerash në shkrim ish-sulmuesi rreshtonte edhe këto fjalë: “Si një lojtar i ri Maradona ka ndikuar shumë tek unë. Ai ishte unik si futbollist dhe njeri. Ishte ekstrem në çdo mënyrë, me lojën e tij dhe me personalitetin. A ka barë gabime në jetën e tij? Kush nuk ka bërë?”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat