Probleme edhe të juniorët në futbollin e Kosovës

Futboll

Probleme edhe të juniorët në futbollin e Kosovës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:20
Probleme edhe të juniorët në futbollin e Kosovës

Janë publikuar edhe vendimet e Komisionit Disiplinor, i cili ka bërë të ditur se tre futbollistë junior të Trepçës ’89 kanë pasur sjellje jo-sportive në takimin e javës së fundit në Superligën U-19 kundër rivalëve lokal, Trepçës.

Nuk pritej, por në mesin e futbollistëve që kanë pasur veprime agresive janë edhe dyshja, Leart dhe Milot Avdyli, të dy këta lojtar të skuadrës së parë të Trepçës ’89 që janë përdorur në këtë ndeshje edhe prej juniorëve.

Takimi në fjalë përfundoi në barazim: 2:2.

Lëndët nuk janë kompletuar ende, mirëpo pritet që dënimet të jenë ekstreme.

Një sjellje e tillë nuk pritej aspak nga dy futbollistë të moshave të reja dhe me perspektivë si Milot e Leart Avdyli.

Vendimet e Komisionit Disiplinor:

LEART  AVDYLI; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA  ‘89 nga Mitrovica me numër të ID kartelës 000688M02 dhe  licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 13, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për sjellje jo sportive në ndeshjen  e javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – TREPÇA ’89, e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik  në Mitrovicë. Raportet zyrtare  (sulm dhe goditje e gjyqtarit të ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi  1 i  Rregullores  disiplinore (në mungesë të deklaratës vetanake) PEZULLOHET pa të drejtë loje  për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e lëndës). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Leart Avdyli , lidhur me rastin. Afati date 03.12.2020.

MILOT  AVDYLI ; lojtar i klubit të futbollit  TREPÇA  89 nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 000687M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  7, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë. Raportet zyrtare  (sulm   dhe goditje e asistentit të ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore  (në mungesë të deklaratës vetanake) PEZULLOHET   pa të drejtë loje deri në ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ; kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Milot  Avdyli   lidhur me rastin. Afati datë 03.11.2020.

ZEKRIJA  ÇERKINI; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA’89  me numër të ID kartelës ; 005227M02  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës sportive 11, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të  garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XIV-të të Superligës së  Kosovës në futboll për kategorinë e  juniorëve; TREPÇA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë. Raportet zyrtare (kartoni kuq; sjellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të takimit). Bazuar në nenin 42.2 pika  a  e Rregullores  disiplinore; DENOHET  me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat