Ibra, në të njëjtin nivel me super kampionin Van Basten

Futboll

Ibra, në të njëjtin nivel me super kampionin Van Basten

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Ibra, në të njëjtin nivel me super kampionin Van Basten

“Zlatan Ibrahimoviç është në të njëjtin nivel me Marco van Basten”, – thotë Paolo Maldini, me legjendën e Milanit që sheh ngjashmëri midis një suedezi enigmatik dhe një “super kampioni” të së kaluarës. Kuqezinjtë janë bekuar me një mori talentesh sulmuese ndër vite.

Në kulmin e fuqive të tyre, në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, ikona hollandeze, Van Basten, udhëhoqi ofensivën e tyre, ndërsa “plaçkiti” 125 gola përmes 201 paraqitjeve, shkruan telesport.

Pak janë afruar të përputhen me të, edhe pse u pengua mizorisht nga dëmtimi. Ibrahimovic është, megjithatë, një tjetër “hajmali”, që ka luajtur për Milanin në dy periudha. Ai u kthye në Itali në janar dhe po frymëzon një përpjekje për titullin e parë që nga viti 2011, kur udhëhoqi listat e shënuesve të një ekipi të menaxhuar nga Massimiliano Allegri.

39-vjeçari me “gjelbërim të përjetshëm” meriton të qëndrojë përkrah heronjve të tillë si Van Basten, sipas ish-kapitenit kuqezi, Paolo Maldini. Ai tha për DAZN: “Ibrahimovic dhe Van Basten janë dy super kampionë. Renditja e tyre është e vështirë.

Franco Baresi dhe Van Basten ishin ata që kishin diçka më shumë se të tjerët. Marco për fat të keq u detyrua të ndalet në momentin e tij më të mire prej dëmtimit. Ibra, për atë që ka bërë dhe vijon të bëjë, është padyshim në atë nivel.

Sezonin e kaluar, Ibra ishte njeriu i duhur për të krijuar atë përzierje midis rinisë dhe përvojës. Ai erdhi pas dy vitesh në MLS, teksa Seria A është një gjë krejt tjetër. Kur i propozuam një kontratë 18-mujore, ai na tha: Le ta bëjmë gjashtë muaj si fillim, sepse nuk e di se çfarë mund të të jap”.

Ibrahimovic ofroi mjaftueshëm gjatë pjesës së dytë të sezonit 2019-2020, sa për të fituar një kontratë të zgjatur në Milano deri në verën e 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat