Kosova dhe Afërdita Fazlija befasojnë, lënë pas Malin e Zi, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut

Futboll

Kosova dhe Afërdita Fazlija befasojnë, lënë pas Malin e Zi, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Kosova dhe Afërdita Fazlija befasojnë, lënë pas Malin e Zi, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut

Kosova një Kombëtare e re por që është punuar maksimalisht dhe është rritur në cilësi.

As laiku më i madh nuk ka pritur që vashat tona do të arrijnë rezultate më të mira se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia në kualifikueset për Kampionatin Evropian. Kosova nga 10 ndeshje në grupit A ka 3 fitore, 1 barazim e 6 humbje, duke përfunduar në pozitën e katërt me 10 pikë. 

Nëse marrim shembull rezultatet e Kombëtareve të tjera që kanë dalur nga shteti i ish Jugosllavisë, vërtetë Kosova si Kombëtarja më e re meriton komplimente dhe duke iu falënderuar punës së palodhshme të selektores Afërdita Fazlijës. 

Image

Kosova

Kush është Afërditë Fazlija? Për atë që nuk e njohin apo kanë pak informata, Afërdita Fazlija ka qenë ish futbolliste e Prishtinës në fund të viteve të 80-ta, ku garonin në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. 

Ajo ka qenë lojtare shumë e mirë dhe si produkt i kësaj po e ndërton edhe një Kombëtare për lakmi!
Si kombëtare e re të shënosh 3 fitore, kundër Estonisë me 2:0 në Prishtinë dhe me 2:1 në Tallin, ta mposhtesh Turqinë me 2:0 në Prishtinë dhe baras (0:0) si mysafire, janë rezultate që duhet vlerësuar.

Në grupin A. Sllovenia zuri vendin e tretë me 15 pikë apo pesë pikë më shumë se vashat tona. 
Mali i Zi nga 8 ndeshje ka po aq humbje në grupin I, ndërsa Kroacia nga 7 ndeshje ka 2 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje, renditet në pozitën  e katërt në grupin H me 7 pikë. Kroatet kanë një takim më pak në duel me Rumaninë.

Serbia nga 8 ndeshje ka 4 fitore dhe 4 humbje, ka fituar 12 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në Grupin G. Maqedonia e Veriut zuri vendin e katërt në grupin G me 6 pikë ose me dy fitore e gjashtë humbje.  

Bosnja dhe Hercegovina zuri vendin e tretë me 18 pikë apo me 6 fitore dhe 4 humbje në grupin B. Serbia vetëm dy pikë fitoi me shumë se Kosova. Me një fjalë, Kosova një kombëtare e re e papërvojë, me pikë ka tejkaluar shumë kombëtare me përvojë, sidomos të shteteve që u formuan nga shpërbërja e ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat