Etrit Berisha njofton për gjendjen e tij pas shtrimit në spital prej COVID-19

Futboll

Etrit Berisha njofton për gjendjen e tij pas shtrimit në spital prej COVID-19

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:22
Etrit Berisha

Futbolli nuk është më njësoj që kur në muajin mars i gjithë globi njohu rikthimin e një virusi të shfaqur edhe 100 vjet më parë.

Shumë prej futbollistëve, me gjithë imunitetin e lartë që kanë nga aktiviteti sportiv, janë prekur dhe kanë rezultuar pozitivë pasi kanë bërë testet COVID.

Përgjigje pozitive ka marrë edhe portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, i cili nga dje është shtruar në një spital të specializuar COVID në Ferrara.

Gardiani shqiptar u shtrua në spital për kontrolle klinike në repartin COVID-19 të spitalit “Cona”.

Portieri i SPAL-it dhe i Kombëtares, pasi rezultoi pozitiv nga tamponi i kryer të premten, më 27 nëntor pas angazhimeve me skuadrën e Edi Rejës, ishte në izolim parandalues dhe nuk ka hyrë në kontakt me shokët e tij të ekipi.

Ndërkohë nëpërmjet një reagimi të fundit në “Instastory”, kapiteni i Kombëtares i ka qetësuar të gjithë teksa zbulon se kontrollet që kreu dje kanë shkuar mirë dhe gjendja e 31-vjeçarit paraqitet e qëndrueshme.

“Përshëndetje të gjithëve. Desha t’ju informoj se kontrollet që kam pasur dje kanë shkuar gjithçka mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet. Shihemi së shpejti”, shkruan Berisha në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat