Barcelona është duke kaluar një situatë të vështirë ekonomike, teksa për këtë arsye i kërkoi edhe lojtarëve të shtynin kohën për të marrë pagat.
Për këtë situatë ka folur edhe presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Karles Tukets, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se do kishte sakrifikuar Leo Mesin, për të rregulluar gjendjen financiare.
“Situata financiare është shumë e keqe, është shqetësuese, por kemi shpresë se do shkojë mirë. Futbollistët nuk do paguhen për janarin. Po mundohemi të bëjmë më të mirën për situatën ku ndodhemi. Për shkak të anës financiare, unë do e kisha shitur Leo Mesin në verën e kaluar.
Do të ishte shumë e nevojshme për të arkëtuar fitime dhe të kursenim rrogën e tij.”, u shpreh Tukets.